E ardhmja e Radamel Falcaos mund të jetë në Serie A. E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se sulmuesi është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Në ndërkohë, Milan ka filluar kontaktet me menaxherin e tij, Jorge Mendes për transferimin e Falcaos në San Siro, përcjell “lajmi.net”. Palët janë duke diskutuar në lidhje me huazimin e Falcaos në Milan me blerje të obliguar pas një sezoni. /Lajmi.net/