Sport

Lamtumirë Liverpool!

By FerizajPress

August 30, 2018

Liverpool pret largimin e sulmuesit Divock Origi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. “Liverpool Echo” raporton se Origi ka zgjuar interesim nga skuadra e Besiktasit. Origi nuk zë vend në planet e menaxherit Jurgen Klopp për sezonin e ri andaj duhet të gjejë një ekip të ri, përcjell “lajmi.net”. Klopp dëshiron që Origi të gjejë një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi për të shpresuar në një të ardhme të rikthimit në Liverpool. /Lajmi.net/