Sport

Lamtumirë Chelsea, Willian: Dua të punojë me këtë trajner!

By FerizajPress

August 07, 2018

Braziliani e cilësoi portugezin si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë, përcjellë “Lajmi.net”. Kësisoj, anësori i Chelseat bëri të ditur se do të transferohej me shumë qejf te Manchester United. “Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, bashkë kemi një marrëdhënie të mirë, jemi miq. Ndonjëherë edhe bisedojmë, shkëmbejmë mesazhe”, deklaroi Ëillian. “ Është një trajner i madh dhe realisht më pëlqen të punoj me të. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të punoj sërish me të”. “Unë nuk e di nëse Manchester do të bëjë ndonjë ofertë, por diçka kam dëgjuar. Unë di vetëm që Mourinho ka biseduar me agjentin tim dhe i ka kërkuar që unë të luaj me United”, shtoi ai. /Lajmi.net/