Sport

Lamtumirë Bayern Munich, Bernat te rivali nga Liga e Kampionëve

By FerizajPress

August 30, 2018

Juan Bernat është afër largimit nga Bayern Munich. Mbrojtësi i krahut është në finalizim të negociatave për transferim në Paris Saint-Germain, raporton “Sky Sports”. Skuadra kampione nga Bundesliga do ta lejojë largimin e Bernat pas interesimit për transferimin e tij nga rivali i madh nga Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”. Marrëveshja pritet të arrihet mbi një bazë të pagesës prej 14 milionë euro. /Lajmi.net/