Ashtu siç edhe ishte parashikuar zgjedhjet e jashtëtazakonshme në Serbi i ka fituar Partia e Kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq. Naprednjak-ët serbë sipas prognozave të para kanë fituar rreth 52 Përqind të votave.
Partia tjetër e koalicionit të deritashëm, Socialistët e Daçiqiqit kanë fituar 12 përqind të votave. Në vijim prognozat e para:
SNS 52,1
SPS-JS 12,4
SRS 8,7
Dveri-DSS 5,9
Tadić-Čeda-Čanak 5,1
DS 5,0
Në ora 20:00 janë mbyllur vendvotimet në Serbi ashtu siç edhe ishte parashikuar. Ndërsa pjesmarrja në zgjedhjet serbe ka qenë më shumë se 53 përqind.
Zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur në 90 qendra të votimit edhe në Kosovë në vendbanimet me pjestarë të nacionalitetit serb. /Gazeta Blic/