Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë.
“Një person B.I 54 vjeçar, është plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, dhe i njëjti pas transportimit në QKUK ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen, por Borovci ka thënë se Policia po vazhdon me hetimet.
“Hetuesit policor janë duke punuar në ndiçimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, deklaroi Agron Borovci. /Lajmi.net/