Lajme

LAJMI I FUNDIT: Paraburgoset Haradinaj, Franca pret kërkesën e Serbisë për ekstradim

By FerizajPress

January 05, 2017

Autoritetet franceze kanë nisur procedurat ligjore në rastin Haradinaj, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës duke theksuar se janë disa faza ligjore nëpër të cilat duhet të kalohet, transmeton lajmi.net.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004. /Lajmi.net/

.