Sport

Lajmi i fundit nga emërtimi i stadiumit “Fadil Vokrri”

By FerizajPress

August 05, 2018

Në pikën e tretë në kuadër të rendit të ditës do të prezantohet edhe propozimvendimi për emërtimin e Stadiumit të Futbollit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ky propozim vendim diskutohet në Kuvend ani pse ka dakordim që Stadiumi ta mbajë emrin e Vokrrit që veç është vendosur në të.

Mbetet të shihet se cili do të jetë emri që do të vendoset, edhe pse vetëm formalisht pritet lajmërimi, sepse sipas të gjitha gjasave do të konfirmohet emri i Legjendës që vdiq më 9 qershor pas një sulmi në zemër.