Ky lajm u bë i ditur nga autoritetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se një nga raketat fluturoi përreth 250 km.
Që nga lëshimi i një arme balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA, por, sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guam.
Ushtria amerikane raportoi se u lëshuan tre raketa, rreth orës 06:49 të së shtunës, ndërsa dy prej tyre dështuan në fluturim dhe vetëm njëra arriti të fluturojë rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit.