Lajme

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa rizgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me aklamacion

By FerizajPress

August 03, 2019

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e IX Zgjedhor të kësaj partie.

Mustafa është votuar me aklamacion, ku është përjashtuar nga gara Fatmir Sejdiu, i cili edhe e ka lëshuar kuvendin, raporton lajmi.net.

Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë.

Pas votimit, Fatmir Sejdiu ka thënë për media nuk është lejuar të jetë në garë më Mustafën nga frika për humbje.

Ish-kryetari i LDK-së dhe njëherit pretendent për të kandiduar për të parin e LDK-së për këto zgjedhje është shprehur se ka pasur padrejtësi në Kuvendin Zgjedhor.

Sejdiu tha se ka pasur pamundësi të konkurrencës me Isa Mustafës.

“Frikë dhe pamundësi e drejtpërdrejtë për të hyrë në garë me Isa Mustafën. Delegatët nuk kanë guxuar të votojnë, janë kërcënuar me punë dhe ekzistencë”, tha Sejdiu.