Ka marrë fund telenovela e gjatë e quajtur Sime Vrsaljko. ‘Sky Sport’ në minutat e fundit raporton për një marrëveshje të arritur mes Interit dhe Atletico Madridit për reprezentuesin kroat. Inter do të huazojë lojtarin për 6 milionë euro, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 17 milionë tjera./Lajmi.net/