Lajme

LAJMI I FUNDIT: Edmond Azemi me familje, u shpëtojnë plumbave

By FerizajPress

September 16, 2016

Njëri prej tyre që ka qëlluar andejpari ishte edhe basketbollisti i njohur Edmond Azemi, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijën.

Lajmi.net ka mësuar se automjeti i Azemit është qëlluar nga një plumb, por fatmirësisht nuk  ka goditur ndonjë nga familjarët e tij.

Mësohet se Azemi i ka thënë policisë se vetëm për disa centimetra, familjarët e tij në veturë kanë shpëtuar pa u qëlluar nga plumbi i shkrepur, ndërsa vetura e tije po qëndron në vendin e ngjarjes për ekzaminime

Lajmi.net ka kuptuar se basketbollisti Azemi, në cilësinë e dëshmitarit i ka rrëfyer policisë se ka parë një person teksa ka shtënë në drejtim të një personi tjetër.

Ndërkohë, lajmi.net ka kuptuar se forcat e rendit kanë shoqëruar për në stacionin policor, katër persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Flora Ahmeti.

Por përveç konfirmimit ajo nuk ka qenë në gjendje të japë më shumë detaje, përfshirë edhe dyshimet nëse ka të plagosur në këtë incident.

Ky është incidenti i dytë brenda ditës në Prishtinë. Në orët e para të mëngjesit, është raportuar për të shtëna me armë zjarri edhe në lagjen ‘Lakërishte’ të kryeqytetit./lajmi.net