Lajme

LAJMI I FUNDIT ||Aksion masiv: Bastisen kazinot në Prishtinë! Ja çka u gjetë!

By FerizajPress

April 21, 2016

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë filluar një aksion të bastosjes së disa kazinove në Prishtinë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic, brenda Policisë së Kosovës.

“Para një ore, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë filluar një aksion të bastisjës së kazinovë në lagjen “Qafa” në Prishtinë. Aksioni është duke vazhduar”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, deri më tani janë gjetur disa aparate ilegale dhe një armë me gaz.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të fundit të këtij aksioni./ Gazeta Blic