Edhe 3 ditët në vijim do të vazhdojnë me shi. Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë paraditen e nesërme do mbretërojë mot kryesisht me diell. Pasdite do të shtohen vranësirat, e vende-vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
Ndërkohë, të enjten pritet kryesisht mot me vranësira, kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Dhe, ditën e premte mot kryesisht me vranësira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 26C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave.