Kjo pasi 7 pronarë të zonës së parë kanë pranuar ofertat e kompensimit dhe tani KEK ka në dispozicion 800 mijë metër kub djerrinë.
Drejtori ekzekutiv, Arben Gjuka u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të Shipitullës t’i pranojnë ofertat e kësaj korporate në mënyrë që të shmanget kriza për sezonin e dimrit.Megjithatë me këto familje që janë pajtuar sot lehtësohen procedurat e daljes nga kriza.