Lajme

Lajm i keq për udhëtarët që shfrytëzojnë Rinasin

By FerizajPress

March 14, 2017

Kështu, Albcontol ka nisur nga janari të vjelë tarifë fikse më të lartë për çdo fluturim, që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Eurocontol vihet re se pagesa është dukshëm më e lartë se ajo që është aplikuar gjatë vitit 2016.

“Taksimi për pagesën mbi terminalin për çdo fluturim që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për vitin 2017 është 202 euro. Norma e interesit për pagesat e vonuara të detyrimeve të terminalit është 9.88 %. Pagesat duhet të bëhen vetëm në euro. Organizata Eurocontol është e ngarkuar në mbledhjen e pagesave të terminalit në emër të Albcontol”, thuhet në njoftimin e Eurocontol, raporton tv Scan.

Kjo tarifë vitin e kaluar ishte 158.7 euro ndërkohë që norma e interesit për pagesat e vonuara ka qenë më e lartë, konkretisht në 10.06 për qind.

Edhe pse 1 vit më parë ndryshoi marrëveshja e TIA me qeverinë shqiptare dhe u lejua të ndërtohej një aeroport i ri në Kukës, ende nuk është bërë asnjë hap nga qeveria në këtë drejtim.

Me ndërtimin e një aeroporti të ri në vend, do të rritej konkurenca dhe për pasojë do të kishim bileta më të lira. Aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) që nga tetori i 2016 janë blerë nga një kompani kineze me bazë në Hong Kong.