Lajme

Lajm i keq për shoferët, nga kjo datë Rruga e Kombit me pagesë

By FerizajPress

March 24, 2018

Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë për hyrjet në Shqipëri.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, shkruan sot Koha Ditore. Megjithëse Kosova mban pozitën e liderit për hyrjet në Shqipëri prej 19 vjetësh, shtetasit e saj, por edhe banorë të Kukësit me rrethinë, si përdoruesit kryesorë të Rrugës së Kombit tashmë do të kenë një “postbllok” në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe “për të çarë” atë duhet paguar një tarifë duke filluar me 5 euro (10 euro vajtje-ardhje).