Sport

Lajm i keq për Realin, pak orë para ndeshjes me Vallecanon

By FerizajPress

April 23, 2016

Real Madrid ka bilanc të keq në ndeshjet ku Cristiano Ronaldo ka munguar për shkak të lëndimit.

Cristiano Ronaldo është i lënduar dhe do t’i mungojë sot Real Madridit në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos.

Dhe, “Los Blancos” kanë arsye të jenë të brengosur për mungesën e reprezentuesit portugez, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldo nuk ka luajtur në vetëm 28 ndeshje për Real Madridin që prej transferimit në vitin 2009 nga Manchester United.

Në këto takime, Reali ka fituar 20 herë, tre herë ka barazuar, derisa ka humbur në pesë takime tjera.