Sport

Lajm i keq për Kombëtaren

By FerizajPress

April 02, 2016

Albeu shkruan se skuadra që drejtohet nga Gianni De Biasi mund të humbasë deri në 10 vende në renditjen e re, duke shkuar në vendin e 45-të.

Humbja ndaj Austrisë dhe përballja me një kundërshtarë shumë më të dobët si Luksemburgu, kanë bërë që ne të humbasim shumë vende.

Madje jemi një ndër 3 vendet që kemi humbur më shumë pozicione brenda Top50 në e përgjithshme, teksa më shumë pritet të humbasë Kepi i Gjelbër 16 vende si dhe Finlanda 15. Argjentina do të jetë në krye e ndjekur nga Belgjika dhe Kili.