Sport

Lajm fantastik për Real Madridin (Foto)

By FerizajPress

April 21, 2016

Gareth Bale është kthyer në stërvitje tek Real Madrid, pasi lëndimi e mbajti jashtë sfidës ndaj Villarreal.

Los Blancos kanë mirëpritur në stërvitje uellsianin, pas një problemi të vogël që e mbajti për pak kohë jashtë fushave.

Uellsiani ka pasur probleme me muskujt e epërm të këmbës, lëndim të cilin e mori duke luajtur golf.

Fitorja në sfidën ndaj Villarreal e mbajti skuadrën nga Santiago Bernabeu në luftë për titullin e La Liga.