Editorial

Lagjja ,,Lugina e diellit’’ dhe Krahina  Lugina e Preshevës

By FerizajPress

June 13, 2016

Shkruan: Refik HASANI

Një emërtim i lagjes me emrin ,,Lugina e diellit’’ dhe një  Krahinë  shqiptare  e njohur edhe ndërkombëtarisht edhe si Lugina e Preshevës kanë të përbashkët vetëm emërtimin Lugina të gjitha çështjet tjera dallojnë  shumë, shumë larg njëra tjetrës.  Ajo që vendosëm titullin që i  lidhë këto dy Lugina njërën si lagje e tjetrën si një Krahinë është  që Beogradi zyrtarë  ka gisht në to dhe i mban peng !

Paralajmërimi se do të ndërtohet një  lagje, që do të vendosen të kthyer e pakicës Serbe në Mitrovicë dhe fillimi i punëve ndërtimore në këtë lagje  e që morën pjesë liderët më të lartë të kishës Ortodoks Serbe,të partive dhe bartës të lartë të institucioneve qendrore të Serbisë. Kjo fletë që vërtet dëshirojnë të investojnë në këtë lagje.  Edhe emërtimin e ka të veçantë  Lagja ,,Lugina e diellit’’, pasi sigurisht nga qielli dhe nga dielli është investim për të kthyerit e që drejtohet nga qendra e Beogradit e qarqe të ndryshme. Në kohën kur Republika e Serbisë sipas regjistrimit të vitit 2011,zë vendin e pestë në Evropë për nga plakja e popullatës,në kohën kur Serbia ballafaqohet me borxhe publike ndaj kreditorëve të huaj me mbi njëzet miliardë euro  e kështu me radhë vërtet ky investim në këtë lagje është jetik, është nga dielli dhe nga qielli për ta mbajtur Mitrovicën ashtu si është. Analogjia, krahasimi dhe reciprociteti në këtë rast është se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një krahinë shqiptare e që u njohë në njëfarë mënyre si emërtim Lugina e Preshevës në luftën e armatosur të UÇPMB-ës dhe gjatë përgatitjes dhe arritjes së marrëveshjes së Konçulit. Por, Republika e Serbisë i diskriminon këto banorë në të gjitha kuptimet e jetës. Derisa ndërton shtëpi, banesa lagje në vendbanimet pakicës Serbe në Kosovë. Lugina e Preshevës nga Beogradi vërtet ka mbetur nën hije, ka mbetur e shkelur,e nëpërkëmbur,e anatemuar, e harruar dhe e diskriminuar skajshëm. Me dhjetëra e qindra qytetar të kësaj krahine i lëshojnë trojet  e të parëve si pasoj e mungesës së perspektivës, rregullisht ka ndjekje e gjyqe politike për ushtarët, nuk ka investime, me dhjetëra e qindra qytetar hiqen, shlyhen,fshihen e eliminohen qytetar të tri komunave nga vendbanime dhe nga librat amzë.  Mbi të gjitha edhe shqiptarë ka që i takojnë kategorisë së të dëbuarve,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jashtë komunave të tyre. A thua kur do të investon Republika e Serbisë në këtë kategori pasi ende nuk i pranon. Vërtet Lagja ,,Lugina e diellit’’ dhe krahina e Luginës së Preshevës kanë dallime të mëdha e aspak ngjashmëri, pasi Beogradi zyrtar duhet të gjej zgjidhje për të dyja.

 

Nëse Beogradi, ka të drejtë t’u ndihmoj pakicës Serbe në Kosovë – A thua kur Prishtina dhe Tirana zyrtare do të përgatisin ndonjë plan, platformë a program për investim të ndihmojnë shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Obligim kushtetues  ka Serbia, pasi edhe po pretendon të jetë pjesë e BE-së që të respektoj pakicën shqiptare në Serbi e jo ti diskriminoj.