Pikërisht qirinjtë janë më të kërkuarit në këtë vend.
Me orë të tëra banorët e kësaj ane po përballen me mungesë të energjisë elektrike, ku reduktimet janë shtuar së fundmi, njofton Klan Kosova.
Pasditen e së hënës në Kodrën e Trimave dolën punëtorët e KEDS-it për të rregulluar prishjet.
Pas intervenimit të tyre dritat u ndezën.
Por kjo nuk i gëzoi edhe aq banorët, pasi prishjet këtu po ndodhin shpesh.
Banorët u njoftuan nga punëtorët e KEDS-it se në ditët në vijim këto telashe do të tejkalohen pasi do të vendoset një trafo e re.
.