Por kjo lagje mund t’i ngjaj cdo gjëje vetëm një “Drenasi të Ri” jo.
Janë nisur ndërtesat, por ende pa u përfunduar ka filluar të prishet.
Fasada ka filluar të bie, ndërsa nga brenda objekti ka filluar të prishet.
Asambleisti në Komunën e Drenasit nga Partia Fjala, Vehbi Berisha ka paraqitur gjendjen e kësaj lagjeje, që ai e ka quajtur si Qernobill.
Berisha ka treguar për lajmi.net se kjo puna ka filluar para dhjetë vitesh dhe nuk shtë përfunduar ende.
“Ky projekt pati filluar para më shumë se 10 vitesh, i cili në fillim u pat prezantuar para qytetarëve të Drenasit si projekt gjigant për të ardhmen e Drenasit, e që fatkeqësisht kjo lagje nuk arriti ta gëzoj as për së afërmi ketë epitet, duke i zhgënjyer edhe ata pak qytetarë të cilët kanë blerë banesa në këto objekte”, ka thënë Berisha për lajmi.net.
Berisha ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur iniciativa serioze nga Komuna e Drenasit për finalizimin e këtij projekti.
“Tërë këto vite që lamë pas asnjëherë nuk pati iniciativa serioze nga Komuna e Drenasit për finalizimin e këtij projekti i cili ka mbet shkretë, pa u ditur e ardhmja e tij. Prandaj kjo duhet të jetë edhe puna e radhës me të cilën duhet të merret seriozisht Kryetari i ri i Komunës së Drenasit, duke i zbuluar dokumentet, dallaveret dhe krimin institucional karshi këtij projekti si dhe gjetja e një zgjidhje për banoret e këtyre ndërtesave”, ka thënë Berisha.
Berisha ka thënë se këto ndërtesa po vetë shkatërrohen dhe po i ngjajnë pamjeve horrori.
“Këto ndërtesa me pamje horrori përveç se kanë probleme të shumta në ndërtimin e tyre i cili nuk ka përfunduar, ku ka vite që kanë pushuar punimet, po ashtu kanë edhe probleme të shumta ligjore”. /Lajmi.net/