“Ende vazhdojnë dëshmitë e koduara. Seanca shkoi në rregull, nuk pati ankesë prej të akuzuarve për maltretime. E vazhdojmë më datën 14 seancën e radhës”, deklaroi avokati i mbrojtjes, Mefail Asllani.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të merret për shqyrtim nga Prokuroria Publike Speciale lënda gjyqësore për “Lagjen e trimave”, por as edhe lëndët e tjera si “Sopoti” dhe “Monstra”.
Nga Prokuroria Speciale në një prononcim për gazetën “Koha” thonë se këto lëndë nuk mund të proceduohen nga PPS pa u bërë paraprakisht ndryshimet e kërkuara në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Ne jemi të vetëdijshëm për interesin e lartë që opinioni ka për këto raste. Megjithatë, potencojmë se nuk ka asnjë risi në këtë drejtim, në veçanti për rastin “ Lagja e Trimave”.
Theksojmë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve janë thelbësore për punën tonë të mëtejmë”,- thonë nga Prokuroria Speciale Publike.
Edhe avokati i mbrojtjes në lëndën “Lagja e Trimave”, Mefail Asllani, thotë se kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale të merret me këtë lëndë, por akoma nuk kanë përgjigje, shkruan Zhurnal.
.