Laçi ka bërë surprizën në Europa League duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj qipriotëve të Anorthosis, ndërsa në ndeshjen e parë ishin mundur 2-1. Edhe pse në letër ishin pikërisht qipriotët favoritë, Laçi ka befasuar të gjithë duke triumfuar në takimin e kthimit. Ndeshja po shkonte në barazim pa gola, ku në minutën e 88 Uzuni bëhet heroi i Laçi duke shënuar golin e kualifikimit. Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare në Europa League, Partizani dhe Luftëtari. Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, Partizani u mund 1-0 nga Maribori i Sllovenisë, ndërsa Luftëtari pësoi një humbje të thellë në transfertën letoneze ndaj FK Ventspils.
Laçi në turin e dytë të Europa League! pic.twitter.com/UyolzBblPz — Shpendi (@ShpendThaci96) July 19, 2018