Ferizaj.21.08.2018. Labinot Tahiri, deputet ne Parlamentin e Kosovës, sot përmes një postimi në rrjetin social facebook ka ftuar banorët e fshatrave Koshare, Tërrn , Luboc, Bablak dhe Babush, që më 25 Gusht të dalin në protesta dhe të bllokojnë magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
K jo sipas Tahirit do të organizohet si shenjë proteste per mos përmbajtjen e premtimit nga ana e Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge.
Ndryshe kjo rrugë shumë herë është tendreruar dhe është prishur tenderi dhe ka vite që po zhagitet kjo punë.
Me kërkesën e Labinot Tahirit, Ministri Lekaj në muajin Prill kishte vizituar këto fshatra dhe kishtë thënë se kjo është çështje ditësh, por që deri më sot nuk ka asnjë lëvizje.
Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit përmes videos me rastin e ftesës për protesta më 25 Gusht në rruën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
PËR FSHATIN TËRRÊN LUBOVC e ME REND…!
Lajmërim!
Me daten 25 Gusht, ora 12:00 të dalim në magjistrale për t’a bllokuar.