19.12.2017 . Deputeti i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Labinot Tahiri, po shpreson se një ditë do të bëhet kryetar i Ferizajit.
Ai në emsionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se një ditë ai do ta drejtojë komunën e Ferizajit, duke shtuar se qëllimi kryesor i tij është që t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti.
“Unë jam mësua ashtu me ju shërbye atyre edhe në aspektin human. Unë filloj pastaj popullata vendos. Uroj që katër vitet e ardhshme të shkojnë shpejt”, ka thënë Tahiri.
Ai ka folur edhe për kohën kur diskutohej ndërtimi i koalicioneve qeveritare, duke theksuar se nuk ka pranuar kurrë kërcënime për ta përkrahur njërin ose tjetrin krah.
“I kam pranuar të gjithë polikanët që kanë negociuar me mua, si nga opozita dhe pozita. Kur e kam parë që LDK, VV dhe AKR nuk po bien në ujdi, kam insistuar që të Ramushi ta drejtojë Qeverinë”, ka shtuar Tahiri.
Labinot Tahiri për herë të parë flet për takimin që kishte pasur me Adem Grabovcin pas një dasme
Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka rrëfyer sot për takimet e tij me zyrtarë të PDK-së, përfshirë Adem Grabovcin, para formimit të Qeverisë së Kosovës, në muajin gusht të këtij viti.