Ferizaj

Labinot Tahiri thotë se do ta dorëzojë pasaportën diplomatike nëse qytetarët vazhdojnë të mbesin pa viza

By FerizajPress

February 22, 2018

Këngëtari Labinot Tahiri, që me emrin e skenës njihet si Labi, e që në mandatin e fundit u bë deputet i Kuvendi të Kosovës me Aleancën Kosova e Re, ka thënë se nëse nuk kalon demarkacioni dhe qytetarët vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe ai do ta dorëzojë pasaportën e tij për t’u solidarizuar me qytetarët e Kosovës.

Tahiri ka shtuar se duhet të dëgjohen thirrjet e ambasadorëve të shteteve perëndimore se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të votohet.

“E kam përgjegjësi morale individuale, jo partiake. Shikoni, ndërkombëtarët na duan të mirën. Qysh prej Wilson-it (Woodrow Wilson, ish-presidenti amerikan) para 100 vjetësh”, ka thënë Tahiri para gazetarëve.

“S’ka rëndësi nëse më quajnë tradhtar, jam mësuar, brenda ditës të quajnë hero e tradhtar. Nëse populli nuk e do, atëherë unë nuk e votoj”.

Tahiri ka kërkuar nga kolegët e tij deputetë që t’i dorëzojnë edhe ata pasaporta e tij diplomatike./ klankosova.tv