Ata nisën rrugëtimin bashkë nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme. Njëri në sint kurse tjetri në këndim.
Bëhet fjalë për dy muzicientët ferizajas, Bini Nebihu dhe Labinot Tahiri – Labi.
Por, tash e tutje ata nuk do të jenë bashkë nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Kjo për shkak se Bini nuk ka kohë që të këndojë bashkë me Labin për shkak të angazhimeve të shumta që ka në studio.
Bini është edhe producent por edhe menaxher në të njëjtën kohë.
Lajmin për këtë “ndarje” me mirëkuptim e ka dhënë Bini në faqen e tij personale në facebook.