Ferizaj

Labinot Tahiri ka një kërkesë për KEDS-in lidhur me shtyllë elektrike

By FerizajPress

January 03, 2020

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë një kërkesë për distributorin e energjisë elektrike KEDS-in, për largimin e një shtylle elektrike në rrugën “Elbasani” në Komunën e Ferizajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ka lajmëruar zyrtarë të KEDS-it para disa javësh për largimin e kësaj shtylle mirëpo ata nuk kanë vepruar asgjë.

“Pata premtuar para një jave, para vitit të ri, që këtë shtyllë do ta largoj nëse nuk e largoj KEDS. Unë jam duke negociuar ende për gjendjen e kësaj shtylle. Kam kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it edhe tek zyrtarët në Prishtinë që është urgjente që të largohet për hir të rrezikshmërisë së fëmijëve që janë nga klasa e parë deri tek klasa e tetë. Rrezikshmëria nga kjo shtyllë për këta fëmijë është shumë e lartë”, ka thënë përmes një video Tahiri.

Tutje Tahiri është shprehur edhe i gatshëm që ta paguajë vetë shtyllën vetëm të vinë dhe ta largojnë atë pasi që po është shumë e rrezikshme për fëmijët që kalojnë pranë saj.

“Unë po ju paralajmëroj por edhe banorët po i paralajmërojë KEDS-in sidomos që këtë shtyllë me largu. Jam në gjendje ta paguaj edhe një shtyllë të tillë vetëm të vin dhe ta ndërrojnë”, ka thënë Tahiri.

 3