Ferizaj

Labinot Tahiri: Janë tubuar afro 100 mijë euro për personat e lënduar në Ferizaj

By FerizajPress

January 08, 2021

Humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 100 mijë euro për t’i ndihmuar personat që kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai e ka quajtur të padrejtë faktin se 4 pacientë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, derisa dy të tjerë kanë mbetur në Prishtinë.

“Vetëm dje dhe sot deri në mëngjesi diku afro 100 mijë euro janë tubuar”.

“Pas dërgimit të katër personave në Turqi, ne kemi pasur fletlëshimin e spitalit që edhe dy tjerë të trajtohen jashtë shteti. Pas gjendjes alarmante, ka vepruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kanë rregulluar vizat edhe për dy të tjerët për t’u trajtuar në Austri”.

“Ata që më njohin e dinë se unë nuk jam kundër autoriteteve të shtetit tim, unë jam kundër padrejtësive – jam kundër asaj që 4 persona shkuan në Turqi dhe dy mbetën këtu”.

“Në momentin që ata shkojnë në Austri, i bie qe ministria i paguan shpenzimet. Natyrisht se të hollat e grumbulluara do të shfrytëzohen për gjera të tjera. Ato hyjnë në fondacionin Labinot Tahiri dhe shfrytëzohen për rastet me leukemi dhe sëmundje të tjera”.