Show Biz

Labinot Tahiri 90 mijë euro borxh ATK-së

By FerizajPress

December 19, 2016

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili vitet e fundit ka zhvilluar aktivitete të shumta humanitare, ia ka borxh shtetit plotë 90 mijë euro tatime për aktivitetet e tij si këngëtar.

Siç shkruan sot Gazeta Fjala, inspektorët e ATK-së e kanë vizituar Tahirin këtë muaj, si pjesë e një aksioni që Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në kuadër të ATK-së, ka marr nga janari ndaj këngëtarëve borxhlinj.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari Tahiri, tashmë edhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj.

“Nuk bëhet fjalë për gjobë. Janë në pyetje 90 mijë euro që ATK më ka thënë se i kam borxh për përiudhën 2010 e deri më tani”, ka thënë Tahiri për Gazetën Fjala, shkruan Insajderi.

Megjithatë ai ka shtuar se është ndër të vetmit këngëtar që është pagues i rregulltë i tatimeve për aktivitetet si këngëtar. Thotë se që nga viti 2005 paguan tatime, ndërkohë shuma prej 90 mijë euro është totali i borxhit që ia ka këtij institucioni.

Nga Administrata Tatimore e Kosovës nuk kanë pranuar të flasin për rastin konkret, e as për rastet tjera në estradë që po i trajton ATK.

Mirëpo në një komunikatë të mëhershme të këtij institucioni thuhet se Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, e cila funksionon në kuadër të ATK-së, nga muaji Janar deri më tani, ka zhvilluar aktivitete, aksione, asistime të ndryshme, të cilat kanë rezultuar mjaftë të suksesshme.

Sa i përket vetëm estradës, si rezultat i veprimeve para-hetimore që janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, ka deklarime shtesë në vlerë tatimore mbi 223 mijë euro pa ndëshkime dhe interesa. //Gazeta Fjala/