Ferizaj

Labi viziton familjen e Xheneta Gashit: Ua jep 500 euro

By FerizajPress

June 17, 2016

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri, i cili së fundmi është shndërruar në simbol të bamirësisë, e ka vizituar të premten familjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, e cila para pak ditësh humbi tragjikisht jetën pasi një mur në qendrën historike të Prizrenit u shemb.

“Te familja e rastit ku vajza 3 vjeçare humbi jetën në Prizren. Miq të dashur, unë isha te nëna e Xheneta Gashit! Më vjen shumë keq që shpenzoheni e shpenzohemi por kjo është jeta, nuk mund t’i mbyllim sytë dhe veshët për këto raste”.

“Unë ua plotësova dëshirën edhe shumë personave të cilët më kanë kërkuar që ta vizitoj këtë familje. Unë kam me qindra punë të mia, por ishte rast i rende dhe nuk hezitova të loboj dhe që të kërkojmë të mbledhim paratë vlerë prej 20.000 eurosh”, shkruan Labi në profilin e tij në Facebook.

Ai bën thirrje që njerëzit të japin donacione për t’i siguruar strehimin familjes dhe ka bërë me dije se vetë ai do të jetë donatori i 500 eurove për familjen.

“Unë nesër hedh 500 euro nga familja ime. Konton e keni në Raifasen Bank – Lirie Gashi. Momentin që mblidhen paratë tubimi i parave ndalohet”, ka thënë Labi, transmeton Klan Kosova.