Lajme

Labi shpall kandidaturën për kryetar të Ferizajt

By FerizajPress

July 08, 2016

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të qytetit të Ferizajt.

Labi në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së, ka thënë se do të garojë për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet komunale që do të mbahen në vitin 2017.

“Synimi im është që çka do që kam mundësi prej vetes të kontribuojë për Ferizaj, pastaj në Kosovë. Unë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin nëntor të vitit 2017 do të garoj për kryetar të komunës”, ka thënë Labi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hQ4cj-unAbY&w=100&h=315]