Ferizaj

Labi planifikon dërgimin e pakove ushqimore për 25 mijë familje me asistencë sociale

By FerizajPress

March 21, 2020

Labinot Tahiri po vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Këngëtari Labinot Tahiri tash e një kohë ka marrë iniciativa të ndryshme humanitare, përmes së cilave po ndihmon të sëmurët dhe familjet në nevojë, shkruan lajmi.net.

Gjatë periudhës në të cilën po kalon vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit, ai disa herë ka dërguar maska mbrotjëse në disa qytete të Kosovës.

Por, ai nuk është ndalur me kaq, këngëtari planifikon t’i ndihmojë 25 mijë familje me asistencë sociale me pako ushqimore në vlerë 30 euro.

Në një prononcim për lajmi.net, Labi tha se për këtë ndihmë nevojitet shuma afro 800 mijë euro, ndërsa pakot ushqimore parashihen të ndihmojnë për 2-3 javë familjet në fjalë.

“Po pres që ta finalizoj planin që t’i dërgoj tek 25 mijë familje në Kosovë, me asistencë sociale nga 30 euro pako për shtëpitë e tyre me gjëra ushqimore, uroj që Zoti të na ndihmojë edhe në këtë rast, bëhet fjalë për shumë të madhe afro 800 mijë euro, që mund t’i rrumbullakësojmë për dy-tri javë sa kanë shpenzim, me ua dërgu nga një pako”, tha Labi për lajmi.net.

Për ndryshe, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 24, ndërsa qytetarët apelohen t’i ndalin lëvizjet në vende publike, në mënyrë që të evitohen mundësitë e prekjes nga pandemia vdekjeprurëse COVID-19.