Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se të hënën në ora 11:00 do të mbahet protestë, e cila për qëllim ka lejimin e mbrëmjeve muzikore dhe dasmave, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri ka ftuar të gjithë pronarët e restoranteve dhe estradën t’i bashkëkangjiten në këtë protestë.
Ky është njoftimi i tij:
PROTESTA E RADHES PARA MSH!
DITËN E Hëne ORA 11:00
Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë!
Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë!
Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.
Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë!
Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro).
Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.
Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik!
Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft.
Zani i artistit është i rendesishëm.
ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË
SHPËRNDAJENI ME SALLONE DHE TË GJITHË ATA QË JANË DEMTUAR NË KËTO MUAJ!
Po ashtu edhe ESTRADA.