Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri-Labi i cili ishte deputet në legjislaturën e fundit ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i ka bërë Kadri Veselit.
Tahiri përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nuk duhet të gëzohet askush për ftesat nga Gjykata Speciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
“Dikush i gëzohet ftesave por është gabim i madh. Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së pêr qështje korrupsioni por thëret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shkruar se edhe në Kosovë do të ketë luftë pasi Serbia po armatoset çdo ditë,
“Luftëra, do të ketë gjithmonë e dim mirë sepse e shohim çdo ditë duke u armatosur Serbia!Dhe kjo tregon se edhe në Kosovë do të ketë luftë, por sikurse Brezi i luftëtarëve të Adem Jasharit nuk do të ketë më”, ka shkruar Tahiri