Ferizaj

Labi merr mirënjohje për ndihmën ndaj 23 vjeçares nga Hajvalia (VIDEO)

By FerizajPress

December 05, 2017

Liridona Gajtani, 23 vjeçarja  nga Hajvalia e Prishtinës e cila kishte nevojë për shërim jashtë vendit është takuar sot me  deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit këngëtarin Labinot Tahiri.

Labi, ishte i pari i cili i kishte dalë në ndihmë 23-vjeçares, e cila ishte prekur nga leukemia, transmeton Klan Kosova.

“Vajza, e cila para një viti ishte me Leukeminë Akute, sot është kthyer në nje engjull e cila është me mirë se sa ka qenë, falë vullnetit të Zotit dhe juve i dashur popull. Mrekullitë ndodhin atëherë kur ne i bëjmë veprat me zemër.Liridona, me ka sjellur një Mirēnjohje me emrin tim, të cilën unë ua dedikojë juve i dashur popull”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.