Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin nga radhët e AKR’së, Labinot Tahirin, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe ngecjen e punimeve në një rrugë në Ferizaj.
Ngecja e punimeve në rrugën e fshatit Tërn të Ferizajt po del të ketë qenë arsyeja e vizitës së deputetit Labinot Tahiri në zyrën e Kryeministrit Haradinaj.
Ata janë takuar mëngjesin e sotëm, ku kanë diskutuar për ngecjet e punimeve në këtë rrugë dhe zhvillimet aktuale në vend.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë me dije se në këtë takim përveç Tahirit ka qenë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshtatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj.