Lajme

Labi i siguron edhe 10 mijë euro për 20 vjeçarin nga Vushtrria

By FerizajPress

May 03, 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka njoftuar se janë siguruar edeh 10 mijë euro për shërimin e Qendrim Aliut nga Vushtrria, i cili është diagnostifikuar me kancer në fytyrë. Këto mjete financiare, deputeti Tahiri ka thënë se janë grumbulluar nga një fondacion nga qyteti i Ferizajt.

Disa çaste më parë ai ndau 500 euro nga paga prej deputeti, ndërsa paralajmëroi se është i gatshëm t’i sigurojë edhe 20 mijë euro tjera.

Edhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë grumbulluar 5 mijë euro për shërimin e Qendrimit.

Në total, siç merr vesh “Gazeta Lajmi” janë mbi 60 mijë euro që janë mbledhur nga orët e mëngjesit të sotme.