Ferizaj

Labi – hajdutit që ia theu veturën: Kthema çantën, ose ta publikova videon

By FerizajPress

May 23, 2017

Gjatë ditës së sotme u raportua se këngëtarit nga Ferizaj Labinot Tahiri i është plaçkitur vetura, nga e cila i është marrë çanta e dorës, njofton Klan Kosova.

Labi, i cili tashmë është shndërruar në një politikan dhe është kandidat për deputetë nga AKR, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar publikisht nga hajduti i cili edhe e ka thyer veturën e tij, që t’ia kthej çantën, e në rast se nuk lajmërohet, Tahiri thotë se do ta publikojë videon në momentin që hajduti kryen vjedhjen, e të cilën këngëtari e posedon.

“K’jo Audia Q7, është vetura e vellaut tim Milot Tahirit dhe k’jo vetura A4 e zezë te ciles ia kam numrat e tabelave dhe shihet fytyra e personit qe e ka thyer xhamin e kesaj AudiQ7! I bej thirje, që të ma k’thej Qanten e dores, ne të cilen i kam dokumentet; lejenjoftimin, patentshoferin dhe te tjerat dokumente! Me ke bere telashe për ti nxjerrë dokumeentet e reja, dhe nese nuk mi k’then, unë do ta publikoj foton dhe videon tënde kur del dhe futesh ne veturë!

Ato dokumente, mundesh me i sjell ne Ferizaj rruga Elbasanit46 shtepia ime!