Ferizaj

Labi grumbullon shumën e nevojshme për ndihmë Enit (Video)

By FerizajPress

June 13, 2016

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri përmes një video ka bërë të ditur se shuma e nevojshme   që është kërkuar për shërimin e Eni Mahlla është  grumbulluar.

Labi ka falënderuar të gjithë  njerëzit e vullnetit të mirë  që kanë kontribuar  me  mjetët e tyre që Enit ti mundësohet shërim sa më i shpejtë.

Labi sot i ka  bërë edhe një vizitë në Stamboll tek Eni dhe sipas  tij gjendja e Enit  është më mirë se më parë dhe ka uruar shërim sa më të shpejt.

Eni, kishte një aksident me biçikletë  para 9 javësh dhe është dërguar për shërim në një Spital në Turqi!