Ferizaj

Labi ftohet në ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth II (Foto)

By FerizajPress

April 25, 2017

Labinot Tahiri është ftuar në një ngjarje madhore botërore, ku do të jenë të pranishëm shumë personalitete të njohura anekënd globit.

Këngëtari është ftuar në ditëlindjen e mbretëreshës angleze, Elizabeth II, përkatësisht në përvjetorin e 91 të ardhjes në jetë.

“Shkëlqesia e tij, ambasadori O’Connell dhe Elida Laëton O’Connell kërkon që me kënaqësi t’i bashkëngjitet Labinot Tahiri ceremonisë së ditëlindjes së mbretëreshës”, shkruan në letrën e marr prej ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovës.

Ndryshe, Tahiri kohëve të fundit është angazhuar në subjektin politik të AKR-së, ku edhe pritet të garoj për kryetar të Ferizajt.