Ferizaj

Labi e Bytyqi akuzojnë Sfarçën për padrejtësi në punësime

By FerizajPress

March 15, 2017

Gazmend Bytyqi nga PDK-ja e Ferizajt në debatin për zgjedhjet lokale në emisionin Eurotribuna me Menduh Abazin ka shprehur bindjen se Ferizaj do t’i kthehet PDK-së. Ai e ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin Muharrem Sfarça se ka pushuar nga puna persona vetëm e vetëm se ishin të PDK-së. Ai ka akuzuar kryetarin e Ferizaj edhe për punësime partiake dhe kontratë mbi vepër.

Bytyqi është shprehur se ende nuk kanë caktuar se cili do të jetë kandidat në zgjedhjet lokale.

Edhe kandidati i AKR-së Labinot Tahiri e ka akuzuar Sfarçën për largimet e padrejta nga vendi i punës. Sipas tij, në rast se zgjidhet kryetar i Ferizaj nuk do t’i largojë nga puna militantët e LDK-së nëse ata punojnë denjësisht për komunën.

Ndërkaq, Sfarça i ka mohuar këto duke shprehur se nuk ka larguar asnjë të vetëm nga puna për këtë arsye.