Lajme

Labi dorëzon pasaportat, fton të gjithë në protesta kundër BE-së

By FerizajPress

December 04, 2018

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri-Labi, edhe pse pjesë e pozitës, ka shprehur mllefin e tij ndaj mosliberalizimit të vizave.

Ai ka deklaruar se nga 1 janari do të dorëzojë pasaportat e tij në polici, si atë të Kosovës, po ashtu edhe pasaportën e Shqipërisë që ia ka dhënë Presidenti Meta.

Labi ka ftuar OJQ-të dhe shoqatat studentore në protesta para zyrave të BE-së si shenjë revolti ndaj mbajtjes së kosovarëve të izoluar, duke shprehur gatishmëri që ai si deputet të jetë pjesë e këtyre protestave, shkruan media Fakti Ditor.