Shëndetësi

Ky është «vrasësi» i heshtur që po rrezikon jetën e fëmijëve në ditët e sotme

By FerizajPress

October 31, 2017

Në ditët e sotme duket se fëmijët janë tepër të rrezikuar nga problemet që mund të shfaqin në aspektin emotiv. Për të konfirmuar këtë ka mjaftuar fjala e ekspertëve dhe studimeve të kryera përgjatë 15 viteve të fundit. Sipas tyre fëmijët në ditët e sotme janë tepër të rrezikuar nga problemet e shëndetit mendor apo të rrezikuar për t’u prekur nga ADHD e cila konsiderohet si një mungesë që fëmija ka në përqëndrim si duke qënë tepër aktiv (hiperaktiv). Fatkeqësisht fëmijët janë duke u rritur në një ambient dhe në një stil jetese që po e drejton zhvillimin e trurit të tij në anën e gabuar.Cilët janë faktorët problematikë? • Prindërit nuk janë tepër prezentë në jetën e fëmijës; • Fëmijët nuk kanë limite në disa gjëra të caktuara dhe mungojnë rregullat e qarta; • Ata nuk mësojnë nga prindërit se cilat janë përgjegjësitë që kanë; • Nuk ushqehen dhe flejnë në mënyrën e duhur; • Nuk luajnë mjaftueshëm në ambient të hapur; • Nuk bëjnë mjaftueshëm shoqëri dhe kjo ndikon në jetën sociale.Të gjitha këto janë zëvendësuar nga: • Prindërit e fokusuar tek pajisjet dixhitale dhe rrjetet sociale; • Prindër aq tolerantë sa mund t’i jejojnë fëmijës edhe të drejtojë “botën”; • Një ushqyerje jo e mirë dhe jo e ekuilibruar shpesh si pasojë e neglizhencës së prindit; • Jetë tepër sedentare, pra shumë pak ose aspak sport; • Përkujdesje nga ana e dados, pajisjet teknologjikë në cdo moment në dorën e fëmijës, lavdërime të menjëhershme edhe kur nuk është nevoja. Mendoni se një fëmijë mund të rritet në një ambient kaq të pashëndetshëm? Sigurisht që jo! Nëse edhe ju ndiqni zakonet e mësipërme duhet të ndryshoni menjëherë./Burimi ”përnënat.al”