Lajme

Ky është vendimi i PZAP-it që i jepte të drejtë KQZ-së për decertifikim të kandidatëve të dënuar

By FerizajPress

January 24, 2021

Në vitin 2017, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i kishte dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk kishte lejuar kandidim e personave të cilët në 3 vitet e fundit ishin dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Ky vendim i PZAP-it riaktualizohet sërish pasi që në këtë institucion janë paraqitur ankesat kundër vendimit të njëjtë ndaj KQZ-së, që nuk certifikoi kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit.

PZAP-i kishte vlerësuar se “pretendimet e parashtruesit të apelit janë të paqëndrueshme dhe të pabazuara në ligj, sepse neni 29 par.1 pika q) i LZP-së përcakton se cilido person, emri i të cilit paraqitet në listën votuese është i aftë për certifikim përveç nëse personi është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”./ EO