Argjentina bëri një paraqitje shumë zhgënjyese në Botërorin “Rusi 2018”. Dhe si pasojë e asaj pariqitjeje trajneri Jorge Sampaoli nuk është më në krye të skuadrës. Megjithatë sipas asaj që raporton “Tuttosport”, shkarkimi i Samapolit ishte më se i drejtë dhe tani Federata Argjentinase duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Do të jetë trajneri aktual i Kolumbisë, Jose Pekerman. Ky do të ishte një rikthim për të drejtuar Argjentinës pasi e kia bërë edhe më parë në vitet, 2004-2006.