Partia Demokratike e Kosoës, t ë dielën do të mbajë konventën për nominimin e Kadri Veselit si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.
Konventa do të mbahet në Prishtinë, në sallën 1 Tetori, shkruan Ballkani.info.
Në postimet që i kanë bërë në Facebook zyrtarët e PDK-së për këtë ngjarje, zbulohet edhe motoja/slogani i PDK-së.
Aty shkruan: “Ndërtojmë të ardhmën, për Ty për Shtetin”.
Edhe pse fushata zytarisht është 10 ditë dhe fillon nga 26 shtatori, tashmë partitë veçsa e kanë shtuar intenzitetin dhe po vazhdojnë me parafushatë gjithandej vendit. /Ballkani.info/