Ferizaj

Ky është projekti “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj (Video)

By FerizajPress

June 30, 2018

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu një nga premtimet e tij kryesore ka pasur projektin “Bashkimi i qytetit” . Me të marrë mandatin qeverisës, kryetari Aliu me ekzekutivin i kanë hyrë punës dhe tani kompania e cila ka fituar tenderin për hartimin e projektit detal ka publikuar se si do të dukej plani i bashkimit të qytetit të Ferizajt. Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i ka thënë Ferizajpress se në këtë projekt është duke u punuar shumë dhe kryetari Aliu është I vendosur në realizimin e tij. “Pas kryerjes së projektit detal, pritet që së shpejti të kryhen edhe proceduar tjera të parapara me ligj, dhe sipas dinamikës së paraparë pritet që realizimi I këtij projekt të filloi nga fundi I muajit gusht të këtij viti” ka thënë Bytyqi.

Sipas parallogaritjeve bëhet e ditur që ky projekt ka një kosto prej 6 milion eurosh, e I cili më në fund do të zgjidh problemin e ndarjes së qytetit të Ferizajt.